(VIDEO) Mexhiti: Përgjegjës për “Drisllën” janë BDI, Levica dhe Arsovska

(VIDEO) Mexhiti: Përgjegjës për “Drisllën” janë BDI, Levica dhe Arsovska

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti i pyetur lidhur me zjarrin në deponinë Drislla tha se përgjegjës për këtë ndodhi janë BDI, LEVICA dhe Danella Arsovska. Ai tha se inspektorati është në terren dhe se po ndërmerren masa për rastin në fjalë.

IZET MEXHITI, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

Nga papërgjegjësia në të cilën e udhëheqin ndërmarrjen publike Drislla BDI, LEVICA dhe Danella ndodh kjo. Qendra për menaxhim me kriza dhe e gjithë qeveria është në funksion për shuajren e zjarrit dhe marjen e masave sa më shpejtë të evitohet kjo katastrofë inspektorati po bënë inspektimin dhe do sjellë vendimin e duhur, parimisht për ta evitu problemin për ta eliminuar po nëse e shohim që nuk kanë kompetenca dhe dëshirë për ta zgjidhë atëherë mund të merret në kompetenca të ministrisë”.

Mexhiti në mënyrë indirekte akuzoi BDI-në, duke thënë se aty ku udhëheqin ata ndodhin situata të tilla.

IZET MEXHITI, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

Të gjitha opsionet janë të hapura por përgjegjsia është e kryetares Arsovska e BDI-së dhe e LEVICëS. Nuk mund ta them drejtëpërdrejtë por është çuditërisht aty ku udhëheqin ata ka destabilizim dhe ka situata të tilla”.

Deponia Drislla për ditë të tëra ka shkaktuar ndotje të ajrit, në të cilën në opinion thuhej se janë djegur gjëra të dëmshme për shëndetin e njeriut. Era e gomës dhe plastikët ka ngulfatur banorët e zones së Studeniçanit. Edhe ministri i Shëndetësisë Azir Aliu ditë më parë rekomandoi që banorët e SHkupit të mos dalin jashtë pas nevojë për shkak të toksinave dhe ajrit të ndotur nga zjarret që shpërthyen në disa deponi të vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING