(VIDEO) Seanca e fundit para zgjedhjeve – Pyetje deputetësh, përplasje për marrëdhëniet ndëretnike

Seanca për pyetje deputetësh, u shëndërrua në arenë akuzash e mbrojtjesh mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit, të cilët dukej sikur garonin se kush kishte më shumë të drejtë, e kush kishte bërë më shumë gabime. Skender Rexhepi, kritikoi kryeministrin dhe Qeverinë për prishjen e raporteve ndëretnike, gabim të cilin siç tha Zejdi, por e paguajmë shumë rëndë.
Skender Rexhepi Zejdi, deputet i Frontit Evropian
“Pjesë e Kushtetutës ishte të respektohet përfaqësimi etnik, të respektohet gjuha shqipe, balancuesi u hoq poashtu me kërkesën tuaj, e kishit pjesë të programit, pavarsisht që e bëri Gjykata Kushtetuese, gjuha shipe është në Gjykatën Kushtetuese, poashtu nga ju si subjet politik. Kemi obligim që të kujdesemi për raportet ndëretnike sespe çmimin do e paguajmë të gjithë sëbashku”.
E kryeministri ju përgjigj duke i kërkuar që të tregoj se çfarë ka bërë BDI për 22 vite për ta rregulluar çështjen e shqiptarëve, kur siç u shpreh krahas shumë ministrave, BDI ka pasur edhe kryeministër.
Hristijan Mickoski, kryeminisër
“Ju thoni se maqedonasit e kanë ‘vjedhur’ shtetin nga shqiptarët. Çfarë ka bërë BDI-ja për këtë çështje 22 vitet e kaluara sa ishte në pushtet? Kishte ministrja të Drejtësisë, ministra të Ekonomisë, të Financave, të Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes, madje kishte edhe kryeministër. Asgjë nuk ka bërë, zero. Bile është bërë ortak me ato”.
Ndërsa, deputeti i opozitës shqiptare Ilir Hasahi, kërkoi llogari nga zëvendës kryeministri Arben Fetai, për ligjin për përfaqësim të drejtë.
Sinkron: Ilir Hasani, deputet i Frontit Evropian
“Pyetja ime konkrete është, ligji për përfaqësimin e drejtë deri ku është ? Deri ku keni arritur? Por, kësaj here po e bëjmë pa rrena, pa mashtrime, sepse saher po folni diçka, sikur veten po mundoheni me demantu. Nuk duhet të jau konfirmoj askush fiaskon që po e bëni në këtë qeverisje. Mundoheni me intriga, me manipulime, me rrena ta mashtroni popullin”.
E për Fetain kjo qasje e deputetit Hasani, është përshkak të fushatës zgjedhore.
Arben Fetai, zëvendës kryeministër
“Deputet i nderuar, unë kam respekt për ju. E di se nuk i mendoni shumë nga fjalët që i thatë. E di se keni një qasje krejtë ndryshe nga kjo që e paraqitet sot në këtë foltore. Por, e dimë gjithashtu që jemi në fushatë zgjedhore dhe se ju jeni në hall të madh. Siç i shohim ne sondazhet, i shihni edhe ju. E dini se çfarë cunami ju pret në gjithë komunat me shumicë shqiptare. E dim se nuk jeni ambientuar asesi me rolin në opozitë. Për 15 sa jeni në këto ulse me Levicën atje lartë, ne nuk kemi parë asnjë nismë konkrete nga ana juaj”.
Ndërkaq, deputeti i ASH-së Halil Snopçe kishte kritika për Qeverinë, se përse nuk ka reaguar për zhvillimet në Manastir dhe deklaratën e ministres serbe.
Halil Snopçe, deputet i ASH-së
“Kemi së fundmi marrëveshje mes Fondit Pensional të Maqedonsië dhe Fondit Pensional të Republika Sërbskës së Dodikut, duke anashkaluar shtetin e Bosnje Hercegovinës. A nuk është kjo qasje suport ndaj Botës Serbe? Qeveria nuk kishte asnjë reagim ndaj ndodhive në Manastir. Unë e dëgjova ministren për Punë dhe Politikë Sociale të Serbisë, e cila me siguri të madhe u referua te Maqedonia, si ish tokat serbe dhe ne s’kemi asnjë reagim si Qeveri”.
Ndërkaq, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, ju drejtuar Snopçes duke i thënë se e kanë për borxh të t’i tregojnë elektoratit përse kanë i kritikuar vite të tëra BDI-në për të përfunduar te BDI-ja. Gjithashtu e pyeti se si fitoi Arben Taravari kundrejtë Nevzat Bejtës në Gostivar.
Izet Mexhiti, zëvendës kryeministër
“Ishin pikërisht votat e partnerit të koalicionit, dmth atëherë në opozitë VMRO-DPMNE-së që mund edhe ta vërtetoj këtu edhe me numra konkret se sa vota keni marrë nga VMRO-ja, për ta fituar pushtetin në Gostivar dhe nuk mund dje të ju konvenoj diçka tjetër, sot diçka tjetër”.
Seanca për pyetje deputetësh, është e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/