(VIDEO) Minimalja vetëm komentohet në foltore, në realitet çmime të larta dhe paga mizore

(VIDEO) Minimalja vetëm komentohet në foltore, në realitet çmime të larta dhe paga mizore

Çështja e rritjes së pagës minimale sot është aktualizuar sërisht në kuvend. Deputetja e LSDM-së Jovanka Trençevska në seancën e sotme parlamentare i drejtoi 2 pyetje ministrit të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, të cilat iu referuan rritjes së vazhdueshme të çmimeve, standardit jo cilësor jetësor të qytetarëve si dhe refuzimit të qeverisë për të rritur pagat, në një kohë kur kostoja e jetesës vetëm rritet. Ajo e pyeti se a e ka ndërmend qeveria të rrisë pagat minimale në 500 euro në mënyrë që ato të barazohen me pagat e rajonit.

JOVANKA TRENÇEVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

Vetëm produktet ushqimore janë shtrejtuar për 6.7% dhe perimet dhe frutat janë bërë edhe më të shtrenjta për 11% në gusht. Çmimet e të gjitha produkteve vetëm sa po rriten.Shporta minimale sindikale, që kur erdhët në pushtet, ka thyer rekorde të reja çdo muaj.Prandaj, kam dy pyetje për ju ministër: A planifikoni të miratoni masa për të ulur çmimet e produkteve ushqimore? A do t’i pranoni propozimet e grupit parlamentar të LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore? “

Ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi tha se nuk mund të merren vendime të menjëhershme për rritje të pagës minimale sepse sipas tij ato do të sjellin efekte negative në ekonominë e vendit.

BESAR DURMISHI

Paga minimale përcaktohet nga zhvillimi ekonomik, rritja e produktivitetit dhe niveli i kostos së jetesës, një rritje AD HOC, një propozim i menjëhershëm pa mbështetje ekonomike dhe pa bërë analizë rritjen e produktivitetit do të sillte presion direkt tek ndërmarjet e vogla, tek ndërmarjet e mesme të cilat janë shtylla e ekonomisë dhe si pasojë e kësaj do të largonin nga puna punëtorët të cilët I kanë, shkaku i rritjes së pagës minimale që nuk do të mund ta realizonin dhe do të kishte përsëri inflacion dhe rritje të çmimeve “

Për pagën minimale vazhdimisht pakënaqësi shprehin edhe nga Lidhja e sindikatave të RMV-Së të cilët kërkojnë rritje të pagës minimale në 500 euro dhe rritje të të gjitha pagave për 100 euro. Qeveria kërkesave të tyre çdo here I është përgjigjur se nuk ka para në buxhet dhe se vendimet e tilla nuk janë të përshtatshme për ekonominë e vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING