Holanda nuk do të jetë pjesë e Eurovizionit 2026 nëse Izraeli merr pjesë

Holanda nuk do të jetë pjesë e Eurovizionit 2026 nëse Izraeli merr pjesë

Holanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovizion 2026 nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga AVROTROS, transmetuesi publik holandez thuhet se për arsye të “tragjedisë serioze humanitare që po ndodh në Gaza” në rrethanat aktuale nuk mund ta mbrojë pjesëmarrjen e Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovizion.

Deklarata vë në dukje se nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë, Holanda, ashtu si Sllovenia, Spanja, Islanda dhe Irlanda, nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovizion 2026.

AVROTROS deklaroi se ndërhyrja e Izraelit në edicionin e fundit, duke e përdorur konkursin si një mjet politik, bie ndesh me natyrën apolitike të Eurovizionit.

Më tej në deklaratë tërhiqet vëmendja mbi shqetësimin e thellë për shkeljet serioze të lirisë së shtypit të shkaktuara nga “pengimi i qëllimshëm i raportimit ndërkombëtar të pavarur dhe humbja e jetës së shumë gazetarëve”.

MARKETING