(VIDEO) Mickoski: Ligjet e gjyqësorit nuk miratohen pasi ata kërkojnë dyfishimin e pagave

(VIDEO) Mickoski: Ligjet e gjyqësorit nuk miratohen pasi ata kërkojnë dyfishimin e pagave

Ligji për Gjyqsor, Ligji për Prokuror, Ligji për Këshillin Gjyqsor, Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik, Ligji i Shërbimit në Prokurori dhe Ligji i Shërbimit Gjyqësor, nuk janë miratuar ende pasi sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, kanë një kërkesë të vetme, dyfishimi i pagave të gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas kryeministrit, te këto ligje, nuk bëhet fjalë për ndonjë reformë, por për dyfishimin e pagave të atyre që siç tha Mickoski, rejtingun e kanë vetëm 2%.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Momentalisht po bëjmë analizë krahasuese, sa është përqindja që ndahet nga buxheti në vendet tjera evropiane për këto institucione. Nga ne kërkohet të ketë pagë dyfish më të lartë, nga disa vende shumë më të pasura evropiane. A duhet ta bëjmë këtë? T’i paguajmë dyfish këta me 2% rejting? Ne nuk mund ta lejojmë këtë dhe aq më pak unë si kryeministër nuk mund të kërkoj nga deputetët të votojnë ligj me të cilin do të rriten dyfish, trefish të ardhurat e atyre që e kanë rejtingun 2%”.

Mickoski u ndal edhe tek dy ligjet e tjera nga sfera e drejtësisë, Ligji për Procedurë Penale dhe Ligji për Kodin Penal.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Këtë Kod Penal e kanë sjellë LSDM dhe BDI duke e keqpërdorur flamurin evropian, duke e fshirë paragrafin 5, me çka bënë amnisti të përgjithshme. Tani kur pyet ndonjë qytetar, përse ky nuk është arrestuar, përse për këtë nuk ka padi penale, sepse është fshirë ligji, sepse janë vjetëruar lëndët dhe ato që ishin lëndë të paragrafit 5, që tashmë nuk ekziston, thonë ‘na falni ky paragraf më nuk egziston, unë jam i pafajshëm’”.

Ligji për Kodin Penal njoftoi ai, do të miratohet deri në fund të vitit dhe për të shtoi se do ta informojnë Gjykatën Kushtetuese.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING