(VIDEO) Deponia Drislla vazhdon të digjet, aktivë edhe disa zjarre të tjera

(VIDEO) Deponia Drislla vazhdon të digjet, aktivë edhe disa zjarre të tjera

Zjarri në deponinë Drislla në Shkup mbetet ende aktiv, pavarësisht përpjekjeve intensive të zjarrfikësve. Qendra për Menaxhim të Krizave njofton se dhjetë automjete zjarrfikëse ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët, të cilat rrezikuan të përfshijnë edhe barin dhe pyllin në afërsi të deponisë.

Por Drislla nuk është zjarri i vetëm aktiv, sipas QMK-së, në komunat e Likovës, Gazi Babës dhe Strugës ende ka zjarre aktive që nuk janë shuajtur. QMK po ashtu sqaron se dy zjarre janë nën kontroll këtë mëngjes, një në komunën e Berovës dhe zjarri në deponinë pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

‘’Gjatë 24 orëve të fundit, janë shuar 23 zjarre, në shumicat e të cilave është djegur bimësi e ulët, mbeturina dhe kashtë”.

Ndryshe, më 2 shtator Ministria e Bujqësisë e zgjati deri më 30 shtator ndalimin e lëvizjes në pyjet dhe tokën pyjore të Maqedonisë së Veriut. Ministria përkujtoi se qytetarët që do të kapen duke lëvizur në këto hapësira do të dënohen nga 1 500 deri 2000 euro, në bazë të nenit 106 nga Ligji për Pyjet’’.

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni. /SHENJA/

MARKETING