Izet Mexhiti inspekton punimet në rrugën “Bajram Shabani” për përmirësimin e furnizimit me ujë

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën “Bajram Shabani” në Gazi Babë, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës.
Projekti, me vlerë mbi 6 milionë denarë, përfshin ndërtimin e një gypi të ri uji me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar rrjetin ekzistues. Kjo ndërhyrje pritet të eliminojë ndërprerjet e shpeshta dhe presionin e ulët, duke garantuar një furnizim stabil dhe të pandërprerë me ujë të pijshëm.
Punimet realizohen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, dhe synojnë të rrisin cilësinë e jetës për banorët e kësaj lagjeje.