Mickoski: Deputetët le të shkojnë edhe në ASK edhe në AZ, nuk kam çka të flas më shumë

Le të shkojnë deputetët nëpër të gjitha agjencionet, edhe në Agjencionin per siguri kombëtare (ASK), edhe Agjencionin për zbulim (AZ). Unë e thash atë që doja ta them, nuk kam çfarë tjetër të flas. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë inspektimit të sotëm të projekteve në Gazi Babë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çka pret nga vizita e deputetëve të ASK-së pas informatave për përgjim të tij joligjor si lider opozitar, gazetarë dhe biznesmenë, si dhe për koment ndaj kërkesës së opozitës për deklasifikimin e të dhënave.
Në seancën e sotme të Komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për zbulim, u vendos që anëtarët e këtij Komisioni të cilët kanë çertifikatë të sigurisë, ta vizitojnë ASK-në dhe t’i shqyrtojnë dokumentet të cilat do t’u dorëzohen. Komisionin e kryesoi deputeti Blerim Bexheti. Anëtarët e Komisionit përveç mbikëqyrjes në ASK, për nesër në ora 12 vendosën të vizitojnë Agjencinë për zbulim.
Seanca e Komisionit u konvokua me propozim të deputetit Lupço Prenxhov, pasi në opinion doli informacioni se ASK-ja në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024 ka përgjuar kryeministrin Hristijan Mickoski, atëherë liderin e opozitës, gazetarë dhe biznesmenë.
Drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Bojan Hristovski, në deklaratë për media tha se i gjithë dokumentacioni është dërguar në Prokurori, ndërsa kryeministri Mickoski ka deklaruar disa herë se pret që Prokuroria të merrë masa.
Nga opozita kërkojnë deklasifikimin e dokumentacionit, ndërsa në konferenca për shtyp, sip paralajmëruan, do të shpallin të vërtetën për rastin e ASK-së.
Kryeministri Mickoski, në fjalimin e tij në festimin qendror me rastin e Ditës së Pavarësisë, tha se nuk është çështja nëse materialet do të deklasifikohen, por çështja e vërtetë është se si të parandalohen abuzimet. Sipas Mickoskit, duhet të ketë përgjegjësi.
“Është monitoruar dhe përgjuar që nga vitet 1990. Dhe e njëjta strukturë, pothuajse të njëjtit persona dhe operativë, të afërt me qeverinë e mëparshme, operojnë me sistemin. Me hapa të tillë godasin themelet e demokracisë, godasin rendin kushtetues, ndërsa pasojat e një sistemi kaq të shtrembër jo vetëm që shkatërrojnë gjenerata njerëzish, por edhe rrezikojnë të gjithë vendin, ku në pjatë e vendosin sistemin e sigurisë. Goditje të tilla shkatërrojnë edhe ardhmërinë njerëzore, më shpesh edhe duke shpikur situata, kontakte, duke shtuar gjëra të cilat nuk ekzistojnë. Për këtë jam dëshmitar edhe unë personalisht, duke parë materialin nga ndekja ime”, tha Mickoski.