Mexhiti: Dorëheqje do jap më 19 tetor, do jem kryetar i Çairit!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe kandidat për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, sot u pyet se përse nuk po jep dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit, ngase është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet. Mexhiti tha se votuesit do të tregojnë se kush do të fitojë dhe si do të fitojë.
“Ende jam zv/kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, kam paralajmëruar se pas 19 tetorit nuk do të jem. Do të jem kryetar i Çairit, dikush tjetër do të jetë zv/kryeministër i parë”, tha Mexhiti.
Sa i përket akuzave për punësime familjare që vijnë nga opozita shqiptare, Mexhiti tha se për familjarizim dhe keqpërdorim të pushtetit njihet pushteti i kaluar.
“Soravijat nuk i kemi ne, soravijën e kanë ato tjerët”, shtoi më tej Mexhiti.