Maduro kërcënon SHBA-në: Do sulmojmë nëse përballemi me agresion ushtarak

Maduro kërcënon SHBA-në: Do sulmojmë nëse përballemi me agresion ushtarak

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka paralajmëruar se vendi i tij do të kalojë në një “fazë lufte të armatosur” nëse do të përballet me një agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë aktivitetit “Aktivizimi i Njësisë Komunale të Milicisë, në luftë”, i transmetuar nga televizioni shtetëror VTV, kreu i shtetit theksoi se do të ketë një “përgjigje të planifikuar dhe të organizuar të gjithë popullit” për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, sipas Corriere.

Maduro u bëri thirrje autoriteteve amerikane që të heqin dorë nga ajo që e cilësoi si një politikë e “ndryshimit të dhunshëm të regjimeve” në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke u bërë thirrje Uashingtonit dhe presidentit amerikan që të respektojnë pavarësinë e Venezuelës.

Gjithashtu, ai hodhi poshtë akuzat për përfshirje të vendit në trafikun e drogës, duke deklaruar se Venezuela “nuk prodhon as coca e as kokainë” dhe duke përmendur përparime në luftën kundër narkotikëve, të njohura edhe nga organizata ndërkombëtare.

Deklaratat e forta të Maduros vijnë në një kohë kur SHBA ka vendosur një flotë detare në Detin e Karaibeve për të luftuar trafikun e drogës — një veprim që nga qeveria venezuelane konsiderohet si kërcënim i drejtpërdrejtë.

Situata është tensionuar edhe më tej pas deklaratave të presidentit Donald Trump, i cili u shpreh se do të urdhërojë rrëzimin e avionëve venezuelanë nëse paraqesin kërcënim ndaj forcave amerikane.

MARKETING