Urim nga Trampi për Siljanovska Davkovën me rastin e Ditës së Pavarësisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ndau në një postim në Fejsbuk se presidenti i SHBA-së Donald Tramp i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatori. Siljanovska Davkova shpreh mirënjohje për urimet, të cilat i vlerëson jo vetëm si një konfirmim të miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, por edhe si një arsye për përparimin e tyre.
“Mirënjohje e sinqertë për presidentin e SHBA-së dhe popullin amerikan për urimet me rastin e 34-vjetorit të 8 shtatorit”, thuhet në njoftim.
“Mesazhet e njohjes, mirëkuptimit dhe mbështetjes, të përfshira në mesazhin e urimit, të cilin më dorëzoi ambasadorja Anxhela Ageler, për ne nuk janë vetëm një konfirmim i miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, aq të nevojshëm në një kohë përpjekjesh për t’i dhënë fund konflikteve ushtarake, për t’u përballur me krimin ndërkombëtar dhe për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme, por edhe një arsye për përparimin e tyre!, thuhet në postimin e Davkovës.