Afrim Gashi: Pavarësia është amanet, uniteti është detyrim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, organizoi një pritje solemne në Kuvend me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Gjatë fjalës së tij, Gashi uroi të gjithë qytetarët në emrin e tij dhe të deputetëve, duke theksuar se pavarësia është “një amanet nga e kaluara, detyrim për të tashmen dhe udhërrëfyes për të ardhmen”.
Ai bëri thirrje për unitet dhe bashkëjetesë pa ndarje dhe përjashtime, duke nënvizuar se vendi sot është në paqe, aleat i besueshëm i NATO-s dhe kandidat i denjë për anëtarësim në BE. “Është përgjegjësi e të gjithëve që ta ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët,” theksoi Gashi.