(VIDEO) Skandali në onkologji – Drejtori nuk ndihet “absolutisht” fajtor, onkologia e pranon fajin!

(VIDEO) Skandali në onkologji – Drejtori nuk ndihet “absolutisht” fajtor, onkologia e pranon fajin!

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë dhe Onkologjisë Nino Vasev nuk ndjehet fajtor për trajtimin neglizhentë të pacientëve të kësaj klinike. Në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij dhe tre mjekëve onkologë, të cilët akuzohen për trajtim të pakujdesshëm ndaj pacientëve, ish drejtori Vasev, u shpreh se nuk ndjen aspak faj.

Në pyetjen e gjykatëses se a ndjehet fajtor për veprat që i ngarkohen ai u përgjigj “Jo apsolutisht jo”.

Në gjykatë ishin të pranishëm edhe tre të akuzuarit e tjerë, Meri Peshevska, Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të gjithë të punësuar në Klinikën për Radiologji dhe Onkologji në Shkup.

Për dallim nga drejtori, onkologja Meri Peshevska e pranoi fajin. Ajo para gjykatës u shpreh se për 7 pacientët për të cilët akuzohet, nuk është e sigurtë se ja ka vazhduar ajo terapinë sepse siç u shpreh, vula e saj në atë periudhë ka qëndruar në sportel, me qëllimin që pacientët të mos presin gjatë.

Sipas aktakuzës, tek 29 pacientë janë aplikur terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim të duhur të gjendjes shëndetësore.

Krahas kësaj, kundër drejtorit Vasev dhe ish drejtorit ekonomik të Klinikës Nehad Nuhi është ngritur edhe një padi tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim të pasurisë, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 2.2 miliard denarë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING