Kasami: Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë

Kasami: Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas një sulmi të ndodhur mbrëmjen e kaluar ndaj dy nxënësve, duke e dënuar ashpër aktin dhe kërkuar veprim të shpejtë nga organet e drejtësisë.

“Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë, ligji vlen për të gjithë,” theksoi Kasami në një deklaratë publike. Ai u shprehu solidaritet viktimave të sulmit dhe u uroi shërim të shpejtë dhe të lehtë.

Kryetari vlerësoi reagimin e menjëhershëm të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, duke theksuar se “siguria e nxënësve është e paprekshme” dhe se çdo individ që e cenon atë “do të përballet me ligjin”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje prokurorisë që të marrë masa serioze për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, duke theksuar se “dënimi moral nuk mjafton”.

“Nuk do të bëjmë politikë me raste të tilla, as nuk do të lejojmë që të tjerët të bëjnë politikë me to,” përfundoi ai.

MARKETING