Janevska: Vazhdojmë të ndërtojmë infrastrukturë dhe kushte solide për arsim më të mirë të nxënësve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës Aerodrom, Dejan Mitevski sot në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” ndanë tabletë për nxënësit e klasës së katërt dhe kontrolluan punimet në rindërtimin e shkollës.
“”Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u ofruar të gjithë nxënësve akses të barabartë në teknologjinë bashkëkohore informatike në burimet online të informacionit dhe bazat e njohurive. Konsideroj se është masë veçanërisht e rëndësishme për të mbështetur familjet me të ardhura më të ulëta, të cilët ndoshta nuk kanë mundësi t’u blejnë fëmijëve të tyre TI pajisje dhe sigurisht, asnjë prind nuk dëshiron që fëmija i tij të jetë i ndryshëm nga të tjerët në këtë aspekt”, theksoi Janevska.
Ajo gjithashtu theksoi se edhe Qeveria kujdeset për modernizimin e kushteve në shkolla, në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat.

“Gjatë muajve të kaluar është furnizuar teknologji TI moderne, përkatësisht kompjuterë të rinj, tabela interaktive dhe pajisje për lidhje rrjeti dhe qasje të sigurt në internet në 80 shkolla. Së shpejti, Qeveria do të ndajë edhe vauçerë për blerjen e pajisjeve elektronike për studentët, në vlerë prej 15 mijë denarëpër secilin, ndërsa e dini se digjitalizimi i arsimit zhvillohet shumë më shpejt kur vizioni i Qeverisë dhe i vetëqeverisjeve lokale përputhet. Kështu është tani dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen”, potencoi Janevska
Kryetari i komunës, Miteski, është i kënaqur që kjo masë është pritur pozitivisht nga qytetarët e Aerodromit. Ai vlerëson se kjo u lehtëson ndjeshëm procesin e përvetësimit të njohurive fëmijëve më të vegjël dhe, për këtë arsye, është planifikuar vazhdimi i saj. Këtë vit, Miteski informoi se po ndahen tabletë për 915 nxënës, me vlerë prej 6,5 milionë denarë.