Lëvizja evropiane nikoqir në sesionin e 17-të të Grupit punues 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot në kuadër të projektit “Konventa kombëtare e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-RMV)” do të jetë nikoqir i sesionit të 17-të të grupit punues 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23).
Siç informojnë nga Lëvizja Evropiane, tema e ngjarjes do të jetë “Sfidat e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes prizmit të standardeve evropiane për gjyqësinë kushtetuese”. Diskutimi, thonë, do të përqëndrohet drejt gjendjes aktuale dhe sfidave me të cilat përballet Gjykata Kushtetuese, nevoja nga harmonizimi me standartet evropiane dhe praktikat në fushën e drejtësisë kushtetuese, si dhe mundësitë për përmirsimin e efikasitetit dhe pavarsisë së saj në kontekst të negociatave aderuese me BE-në.
“Sesioni do të përfshijë dy panel diskutime me pjesëmarrjen e ekspertëve të shquar nga vendi dhe rajoni, mes të cilëve gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, profesorë të së drejtës kushtetuese dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse. Mes bashkëbiseduesve janë dhe Ana Pavllovska Daneva nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Masha Maroçini Zrinski nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë, Mirjana Llazarova Trajkovska, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe ish gjyqtare në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut dhe Denis Preshova, profesor në Fakultetin Juridik ‘Justiniani i Parë’”, theksohet në kumtesë.