Nikollovski: Procesuim i fajtorëve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete dhe përgjimit nga viti 2-19 deri në vitin 2024

Nikollovski: Procesuim i fajtorëve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete dhe përgjimit nga viti 2-19 deri në vitin 2024

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski u deklarua në Fejsbuk rreth informatave të ASN për përgjim të gazetarëve dhe kryeministrit aktual Hristian Mickoski në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024.

Nikollovski tha se duhet të ketë përgjegjësi për keqpërdorim të shërbimeve sekrete si parakusht për demokracinë në Maqedoni!

“Në ditët opozitare shprehëm dyshime se jemi të ndjekur nga shërbimet sekrete të cilt u keqpërdorën nga pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, e me ta edhe Stevo Pendarovski.

patëm dyshime se Agjencia për zbulim shkruan raporte të rrejshme shpifëse drejt partnerëve aleatëve perëndimorë, ndërsa ASN ka ndjekur dhe përgjuar.

Kjo ishte mënyrë për diskreditim politik që nuk pati sukses! Ndryshimet ndodhën në zgjedhjet e vitit të kaluar, e me atë edhe rruga drejt spastrimit në shërbimet sekrete dhe prëgjegjësisë për ata të cilët i keqpërdorën!

MARKETING