Fundjava me mot jostabil, shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Fundjava me mot jostabil, shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima

MARKETING

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga pasditja e së shtunës, gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës pritet mot i paqëndrueshëm dhe me vranësira të ndryshueshme.

MARKETING

Sample Image

Do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shoqëruara me bubullima, ndërsa në disa zona proceset pritet të jenë më intensive, duke marrë formën e stuhive. Reshjet mund të arrijnë mbi 20 litra për metër katror në një kohë të shkurtër, të shoqëruara me erë të fortë që mund të kalojë shpejtësinë prej 60 km/h dhe breshër të izoluar.

Në Shkup, moti do të përkeqësohet nga fundi i ditës së shtunë dhe gjatë natës, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës, pritet që reshjet të shfaqen në formën e një stuhie intensive.

MARKETING