Mexhiti: Çairi do të bëhet qendër sportive e rajonit

Mexhiti: Çairi do të bëhet qendër sportive e rajonit

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të sportit si pjesë kyçe e identitetit dhe e ardhmes së komunës. Në një takim me sportistë dhe përfaqësues të klubeve lokale, Mexhiti prezantoi një sërë projektesh konkrete për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

MARKETING

Description of image

Sipas tij, Çairi ka një traditë të pasur sportive dhe ka prodhuar sportistë të suksesshëm në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. “Potenciali ekziston, por mbetet detyrë e komunës të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit dhe të rinjve tanë,” deklaroi ai.

Projektet kryesore të prezantuara përfshijnë:

  • Ndërtimin e sallës multifunksionale “Çair” me 3,000 ulëse dhe standarde për gara ndërkombëtare.

  • Rikonstruktimin e sallës “Partizani”, për ta kthyer në një qendër funksionale sportive.

  • Ndërtimin e tre fushave multifunksionale në lagjet Tophanë e Vjetër, Sahat Kullë dhe Gazi Babë.

“Çairi do të marrë pamjen e plotë që e meriton: një qendër universitare, kulturore, arsimore dhe sportive,” theksoi Mexhiti, duke shtuar se këto investime janë pjesë e një vizioni më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Ai përfundoi me mesazhin: “Ne nuk premtojmë. Ne realizojmë. Investojmë për fëmijët. Për klubet sportive. Për shkollat. Për çdo qytetar. Për Çairin.”

MARKETING