(VIDEO) Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Mexhiti: E kemi prioritet, por na duhet më shumë kohë

(VIDEO) Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Mexhiti: E kemi prioritet, por na duhet më shumë kohë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti është pyetur për deklaratën e kryediplomatit Timço Mucunski, se nuk ka ndryshime kushtetuese pa garanca nga BE-ja. Mexhiti tha se periudha 1-vjeçare e qeverisjes së VLEN-it nuk është e mjaftueshme për zgjidhjen e ­çështjeve të tilla, por theksoi se VLEN ndryshimet kushtetuese i ka në listën e prioriteteve të larta. Ai tha se në koalicionin e drejtuar nga BDI-ja vazhdimisht kanë folur për këtë temë, por për vite të tëra nuk kanë vepruar asgjë.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Këto të tjerët që janë thirur si Fronti Europian deri dje, i ndërrojnë emrat shpesh, AKI janë të fundit, çdo ditë kanë folur për ndryshimet kushtetuese, 8 vite nuk kanë bërë asgjë. Vlen këtë 1 vit është munduar, e ka në prioritete të larta dhe nuk hiqet nga prioritetet më të larta, besoj që do t’ia arrijmë edhe kësaj, koha e 1 viti nuk është e mjaftueshme për zgjidhje të tilla”.

Ditën e djeshme në media u plasua lajmi që kryediplomati Timço Mucunski gjatë vizitës së tij në Bruksel ka deklaruar se Shkupi nuk mendon për ndryshime kushtetuese pa marrë garanca të forta nga Bashkimi Europian.

Çështja e ndryshimeve kushtetuese vazhdon të jetë e diskutueshme në vend, e cila vazhdimisht ka qenë temë edhe e mediave rajonale dhe atyre bullgare, pasi që deklarata të ndryshme të përfaqësuesëve të lartë shtetëror nga etniteti maqedonas, se nuk do të ketë ndryshime kushtetuse në diktat bullgar kanë ngjallur reagime të shumta. Kretët e lartë shtetëror vazhdimisht kanë kërkuar garanca nën pretekstin se nëse bëhen ndryshime kushtetuese Bullgaria pas disa muajsh mund të vijë me kërkesa të tjera lidhur me historinë, identitetin apo gjuhën.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING