Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Gradsko

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë, dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën lokale nga fshati Çiçevë e Epërm drejt Çiçevës së Poshtme, në komunën Gradsko. Në aksident ka humbur jetën një 21-vjeçar banor i Gradskos, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles informojnë se automjeti “BMV” e drejtuar nga P.A. (22) ka dalë nga rruga, me ç’rast lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjerët e tij: Lj.O. (21), B.P. (20), të dy nga Gradsko, si dhe H.L. (22) nga fshati Nogaevc.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë Lj.O., ndërsa të lënduarit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.
Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi dhe është kryer ekspertizë nga SPB Veles