QMK: 12 zjarre aktive në vend

QMK: 12 zjarre aktive në vend

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 18:05 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësira të hapura në territorin e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, katër zjarre janë ende aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa katër të tjera janë shuar plotësisht.

Zjarret aktive janë raportuar në këto lokalitete:

Prilep, fshati Radobill – po digjet vegjetacion i ulët dhe pyll

Vrapçisht, fshati Debreshtë – digjet vegjetacion i ulët

Vrapçisht, fshati Zubovcë – digjet vegjetacion i ulët

Ohër, fshati Volinë

Likovë, fshati Orizare

QMK apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht në periudha me temperatura të larta dhe erëra të forta, duke theksuar se zjarret në natyrë mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.

MARKETING