(VIDEO) Krerët e VLEN-it kontestojnë figurën e nënkryetarit të BDI-së

Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani thotë se akuzat e VLEN-it për shpenzime të dyshimta dhe mungesë transparence gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së, bëhen përshkak të anketës e cila doli një ditë më parë, sipas të cilës dallimi në Çair mes tij dhe Izet Mexhitit është 10%. Sipas Osmanit VLEN është në panikë, prandaj po shpifin.
Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së
“E para, nuk ka pasur asnjëherë revizion për OSBE-në, ajo është një shpifje e kulluar, asnjëherë nuk është konstatuar ndonjë parregullsi. Unë vetë para se të mbahet samiti për shkak të mysafirëve që vinin i kam dërguar në komisionin antikorrupsion në prokurori që vetë ti kontrollojnë, dhe dyja institucionet kanë dalë me konstatime të shkruara të cilat mund të ua dorëzoj se nuk ka asnjë parregullsi në këtë proces”.
Ndërkaq, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti shprehet se nuk është e çuditshme që Osmani të ketë bërë keqpërdorime gjatë Samitit të OSBE-së në Shkup, sepse siç theksoi ai edhe gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë mori epitetin “Pacienti”, përshkak të veprime të paligjshme dhe pagesave të dyshimta.
Izet Mexhiti, zv/kryeministër
“Nuk është asgjë e re nga zotri Osmani, ai ku ka qenë ka keqpërdorur. Edhe si ministër i Shëndetësië mori epitetin ‘Pacienti’. Edhe si ministër i Punëve të Jashtme, bile mund të jetë edhe një pyetje për shpërblim ‘Si mund të harxhohen 1 milion euro për Rent a Car për një ditë, në një Maqedoni kaq të vogël, atë llogari mund ta bëjë vetëm zotri Osmani”.
VLEN përmes një njoftimi dërguar mediave thotë se raporti i Entit Shtetëror të Revizionit që u publikua para një muaji, tregoi për dyshime serioze për mungesë transparence dhe keqpërdorim të fondeve publike gjatë organizimit të samitit të OSBE-së në Shkup. Madje, VLEN dorëzoi kallëzim në Prokurorinë Publike që të veprohet për këtë rast.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/