(VIDEO) OKH “Merhamet” në bashkëpunim me “Vizioni-M” dhe SH.Q.K. “AKSI” përfunduan Shkollën Verore 2025 në Shkup

Me buzëqeshje në fytyrë dhe me shumë kujtime të bukura, fëmijët kanë mbyllur Shkollën Verore 2025 në Qendrën e Inovacionit ‘’InnoX’’. Për javë me radhë, fëmijët u zbavitën me lojëra, mësime të dobishme dhe aktivitete që i frymëzuan të ëndërrojnë më shumë të cilat u sollën nga Organizata ‘’Merhamet’’ në bashkëpunim me shoqatën Vizioni M.
Kryetari i Merhamet-it, Ridvan Xhaferi theksoi se kanë qenë dikun 25 aktivistë, për afër 80 ose 90 nxënës. Ai bëri të ditur se vitin e ardhshëm duan ta zgjerojnë projektin, i cili do të jetë nga Kumanova deri në Manastir, atje ku është edhe baza e gjuhës shqipe dhe muslimanëve.
Ndërkohë, koordinatori i Shkollës Verore, Ejmen Ismaili deklaroi se afërsisht 25 aktivistë kanë punuar në vazhdimësi me fëmijët.
Edhe disa prej fëmijëve pjesëmarrës në këtë shkollë verore kanë folur për përshtypjet e fituara.
PJESËMARRËS
‘’Shumë mirë kam kalu në shkollen verore, është një shkollë shumë e bukur shum me emocione jamë knaqur shumë, kemi bo aktivitete shumë të mira në shkollën verore, kemi bo edhe fjalë të bukura për Palestinën. Po si jo’’.
PJESËMARRËSE
‘’Shumë bukur jemi kënaqur shumë edhe ekipa ishte shumë e mirë, mësueset shumë të dashura kejt me argëtim kemi qenë po’’.
Për Televizionin Shenja ka folur edhe Shemsa Mexhiti, njëra prej organizatoreve dhe aktiviste në këtë organizim.
SHEMSA MEXHITI, ORGANIZATORE
‘’Ideja kryesore e organizimit të shkollës verore ka qenë argëtimi i fëmijëve, njëkohësisht dhe edukimi i fëmijëve në fushat e tyre edukative. Janë trajtuar tema të tilla si higjiena, mësimbesim, mësim edukativ jetësor dhe vizatim e art. Meqenëse kemi kaluar shumë mirë këtë vit pse jo me u bo edhe viteve të ardhshme nëse është për të mirën e fëmijëve’’.
Gjatë kësaj mbrëmjeje janë prezantuar edhe punimet zbavitëse dhe edukuese të realizuara së bashku me fëmijet. Gjithashtu, aktivistëve iu ndanë mirënjohje për punën e tyre, kurse fëmijëve certifikata.
Anida Murati /SHENJA/