Edon Zhegrova merr pasaportën e Shqipërisë, i hapet dera e transferimit te Juventusi

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është pajisur me pasaportën e Shqipërisë dhe këtë e ka konfirmuar vetë me anë të një ‘story’ në profilin e tij privat në Instagram, duke i rritur kështu mundësitë e një kalimi nga Lille te Juventusi.
Juventusi vazhdon të bëjë presion për Edon Zhegrovën, lojtarin e identifikuar nga menaxhmenti i Bianconerëve për të zënë vendin e Nico Gonzalez nëse argjentinasi do të kalojë për te Atletico Madrid.
Transferimi i Zhegrovës te Juventusi tashmë ka marrë edhe një lehtësim, pasi ky i fundit është pajisur me pasaportën e shtetit shqiptar.
Është vet Zhegrova, i cili ka publikuar në ‘story’ të rrjetit social Instagram, dekretin e presidentit të shtetit, Bajram Begaj, për t’i dhënë shtetësinë.
Në atë publik, ylli nga Kosova u pa se ishte duke biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet si tifoz i flaktë i Juventusit.
Ndryshe, transferimi i tij tani mund të jetë më i lehtë shkaku i marrëveshjes mes dy federatave, FSHF dhe FIGC, për të mos i njohur më futbollistët shqiptar si ekstra-komunitar, por lojtar jo të huaj. /Telegrafi/