Pas fyerjeve ndaj shqiptarëve, FFM nxjerr Pelisterin në Komision Disiplinor

Pas fyerjeve ndaj shqiptarëve, FFM nxjerr Pelisterin në Komision Disiplinor

Pas fyerjeve kundër shqiptarëve që ndodhën në Kavadar, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Pelisterit dhe Shkupit të vlefshme për xhiron e tretë në elitë, ka reaguar Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Pas raportit të delegatit të ndeshjes Pelister – Shkupi, Komisioni i Garave në kuadër të FFM-së ia ka kaluar rastin e Pelisterit për procedurë të mëtejshme Komisionit Disiplinor. Raporti ka të bëjë me brohoritjet fyese të një pjese të tifozëve gjatë ndeshjes Pelister – Shkupi, e zhvilluar në kuadër të javës së 3-të të Ligës së Parë të Maqedonisë,” thuhet në njoftimin e FFM-së.

MARKETING