(VIDEO) Incidenti në Kumanovë, Gashi: Institucionet duhet t’i gjejnë fajtorët

(VIDEO) Incidenti në Kumanovë, Gashi: Institucionet duhet t’i gjejnë fajtorët

Institucionet janë treguar shumë të shpejta për incidentin e ndodhur një ditë më parë në Shtip, në një ndeshje futbolli. Prokuroria Themelore bënë me dije se ka ngritur procedurë urgjente kundër një personi për veprën penale “Dhunë” dhe për të njejtin është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore Publike

I dyshuari ka kryer dhunë të ashpër më 24 gusht në stadiumin ‘Belo Bërdo’ në Shtip, gjatë kohës së ndeshjes së futbollit mes ekipeve të të rinjëve të klubeve të futbollit ‘Bregallnica’ dhe ‘Shkupi’. Me veprimet e tij ai e ka rrezikuar sigurinë e dy fëmijëve të lindur në vitin 2010, lojtarë të ekipit ‘Bellasica’, duke ju shkaktuar lëndime trupore. Përveç kësaj, tek të dëmtuarit, audienca e mbetur e pranishme dhe publiku, shkaktoi ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike”.

Prokuroria ka sqaruar gjithë itinerarin e ngjarjes. Sqarojnë se incidenti ka ndodhur në minutën e 89 të ndeshjes, kur arbitri për shkak të ndërhyrjeve të palejuara e ka ndëshkuar lojtarin për herë të dytë me karton të verdhë, me çka e ka përjashtuar nga loja djalin e të dyshuarit, i cili ka luajtur për Shkupin. Shtoi se i pakënaqur nga ky vendim i arbitrit, fillimisht djali i tij është përpjekur të përleshej me një nga lojtarët e “Bregalnicës” me grushte dhe shqelma. Pastaj në fushë ka hyrë edhe babai dhe ka filluar t’i godiste dy fëmijët me grushte dhe shqelma, duke ju shkaktuar lëndime trupore. Më pas, në fushë kanë hyrë edhe persona të tjerë nga publiku, të cilët e kanë ndërprerë eskalimin e mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u pyet se përse edhe pas disa javësh nuk janë kapur ende fajtorët, që bënë thirrje nacionaliste në një ndeshje sportive në Kumanovë më 2 gusht, ai u përgjigj se Prokuroria ka formuar lëndë dhe dërgoi porosi që politika të largohet nga sporti.

Afrim Gashi, kryeparlamentar

Sipas njohurive të mia prokuroria ka nisur procedurë. Mirë që kishte reagim. Sporti nuk është vend për dërgimin e mesazheve politike. Të gjithë ata që e kanë keqpërdorur, nuk i’a mendojnë të mirën këtij shteti. Institucionet duhet t’i gjejnë dhe t’i dënojnë”.

Në ndeshjen në kuadër të Kampionatit Botëror të basketbollit, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, ku u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve të cilat u bënë në prani të zyrtarëve të lartë shtetëror, ende nuk janë identifikuar personat e thirrjeve nacionaliste dhe antishqiptare. Atëkohë, tre ditë më vonë, prokuroria arrestoi një 30-vjeçar kumanovar edhe atë nën dyshimin se ka tentuar të fusë “një pankartë me përmbajtje fyese”.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING