(VIDEO) Mashtrimi i të moshuarve, Fisnik Haziri: Shkak kryesor mosnjohja e teknologjisë

Mashtrimet online ditët e fundit kanë marrë hov të frikshëm ku jo më larg se para ca ditësh mashtrime të këtilla u hasën edhe në Shkup. Viktima të pafajshme, kryesisht qytetarë të moshuar, po bien pre e këtyre skemave djallëzore, duke humbur shuma marramendëse parash. Pas çdo telefonate të dyshimtë, pas çdo mesazhi të rremë, fshihet një kurth i përgatitur me mjeshtëri nga mashtruesit që shfrytëzojnë naivitetin dhe mungesën e njohurive teknologjike. Sa të shpeshta janë këto mashtrime, dhe pse pikërisht të moshuarit kthehen në shënjestër kryesore? Cilat janë shkaqet që nga faqet e rreme të internetit, tek mesazhet mashtruese në rrjete sociale, kriminelët kibernetikë po gjejnë mënyra të reja për të përfituar? Lidhur me të gjitha këto ne kemi siguruar një deklaratë nga një ekspert i fushës së IT-së. Fisnik Haziri, inxhinier softweri në Info Tech ndan këshilla dhe paralajmërime lidhur me këtë fenomen shqetësues.
Fisnik Haziri, software engineering
“Shkaqet për ndodhjen e këtyre mashtrimeve janë disa, shkaku më kryesor është mosinformimi i njerëzve dhe mosdija tyre, për shkak se shumica e teknologjive janë teknologji të reja dhe baza e përdoruesve deri më tani ka qenë prej moshës më të vjetër.\ Është një zhanër i madh i mashtrimeve, i mjeteve të cilat i përdorin mashtruesit për të aritur qëllimin e tyre. Nëse ti merr të dhënat njëher mundet të ndodhë përsëri absolutisht, përderisa nuk i parandalon ti ato kurdo që të duan munden që ti marin, përdorin mënyra të ndryshme, kanë arsenal të madh të mjeteve që i përdorin nga fishing”.
Tutje ai tha se një mënyrë e shpeshtë e mashtrimit që përdoret është shantazhimi ndaj të moshuarve dhe shton që duhet pasur më shumë kujdes ndaj këtyre rasteve.
Fisnik Haziri, software engineering
“Ka edhe disa gjëra më direkt që janë psh shtiren sikurse janë ndonjë person në nevojë, \, zakonisht në bazë të dy gjërave ose ju premtojnë diçka që do të fitojnë, ose nga friga,\ personave me moshë më të vjetër i frikësojnë i’u thonë që do të ndodhë kjo nëse ju nuk na i dërgoni numrin e sigurisë ose numrin e kartelës bankare dhe kështu ata arijnë të kenë akses dhe qasje në të dhënat personale të tyre, dhe i keqpërdorin. \ hapat tëcilët duhen të ndërmeren janë, me pasë kujdes, duhet të mendosh kush është ky person që të premton ose kërcënon \një këshillë shumë e mirë që duhet të përdoret sidomos tek gjenerata më të vjetra është authentikimi me dy hapa që bëhet tani, që është paswordi mirëpo në të njejtën kohë duhesh të shtosh edhe ndonjë numër telefoni apo email që duhet ta konfirmosh prej 2 burimeve”.
Sipas Hazirit gjerat që premtohen shumë lehtë ose edhe gjërat me të cilat mundet t’iu kërcënoj dikush prej anës tjetër të botës janë vetëm gënjeshtra për të arritur mashtruesi tek qëllimi i tij për përfitime personale. Dhe shton se mënyra që deri më sot ka pasur më shumë sukses ka qenë rritja e nxitjes si p.sh, që një produkt ka rënë në lirim, dhe ke një kohë të caktuar për ta blerë përndryshe e humbet produktin, dhe pikërisht ndaj këtyre ofertave ai apelon për kujdes të shtuar.
Anida Murati /SHENJA/