Arsenali arrin marrëveshje rekorde për transferimin e senzacionit irlandez

Arsenali arrin marrëveshje rekorde për transferimin e senzacionit irlandez

Arsenali thuhet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me supertalentin e Shamrock Rovers, Victor Ozhianvuna, në një marrëveshje që thyen rekordin për futbollin irlandez. 

Mesfushori 16-vjeçar, i cili tashmë luan në elitën e futbollit iralndez, do t’i bashkohet Arsenalit kur të mbushë 18 vjeç në janar të vitit 2027. 

Shuma e transferimit tejkalon rekordin e vendosur nga lëvizja e Tottenham për bashkëkombësin Mason Melia më herët këtë vit. 
Ozhianvuna ka kaluar me sukses testet mjekësore me Arsenalin dhe marrëveshja tashmë është arritur, në pritje të nënshkrimeve përfundimtare, sipas The Athletic.
Shuma e transferimit do të tejkalojë 1.6 milionë që Tottenham pagoi në drejtim të St Patrick’s Athletic për Mason Melia, duke vendosur një rekord të ri transferimi për Irlandën.

Arsenali mposhti disa nga klubet më të mëdha evropiane për të siguruar transferimin e adoleshentit, pasi e ndoqi nga afër ngjitjen e tij nëpër sistemin e të rinjve të Shamrock Rovers. 

Ozhianvuna ka bërë përshtypje në ligën e Irlandës pavarësisht moshës së re, duke debutuar me ekipin e parë të Shamrock Rovers sezonin e kaluar. 

Ai do të qëndrojë në Irlandë deri në moshën 18-vjeçare për shkak të rregulloreve të transferimeve të BE-së, ndërsa Arsenali i beson reputacionit të Shamrock Rovers për zhvillimin e talenteve të rinj që ta formësojnë më tej./

MARKETING