Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informon qytetarët se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte të thata dhe me kalueshmëri të plotë.

Megjithatë, në disa segmente rrugore që kalojnë përmes prerjeve dhe përrenjve, ekziston rreziku i rrëshqitjeve të vogla dheu. Ekipet kujdestare janë të pranishme në terren dhe ndërhyjnë në mënyrë të rregullt për pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtyre zonave, me qëllim sigurimin e qarkullimit të pandërprerë dhe të sigurt.

Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve aktuale të rrugës.

Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë të angazhuara 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e qetë në të gjitha rrugët shtetërore.

Për informacione më të hollësishme, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimin e kujdestarisë në numrin: 02 25 61 502.

MARKETING