(VIDEO) Ulja e numri të Këshilltarëve, Osmani: Hap kundër MO-së, VLEN: BDI fajtore!

(VIDEO) Ulja e numri të Këshilltarëve, Osmani: Hap kundër MO-së, VLEN: BDI fajtore!

Vendimi i KSHZ-së për miratimin e Udhëzimit për formularin e listave të kandidatëve, me të cilin ulet numri i këshilltarëve nëpër komuna, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, njëherit edhe kandidat i kësaj partie për Çairin, vendimin e djeshëm të KSHZ-së e ka vlerësuar si skandaloz. Sipas Osmanit, është ky një hap drejt rrugës së majorizimit etnik të shqiptarëve dhe prishjes së Marrëveshjes së Ohrit.

MARKETING

Description of image

 BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

“Është skandaloz. Është fillim i kthimit të majorizimit etnik. Asnjëherë nuk ka ndodhur që rregullat zgjedhore të kalojnë me mbivotim. U tentua me ligjin për zgjedhje, që u bllokua fatmirësisht me Badinter. Por, nuk ka ndodhur deri më tani që rregullat zgjedhore mos të adaptohen me konsensus”.

Veç Osmanit, vendimin e KSHZ-së e ka kundërshtuar edhe BDI-ja, nga ku thonë se ky vendim është i turpshëm. Nga BDI-ja shtojnë se VMRO-DPMNE, LSDM-ja dhe VLEN janë përgjegjës për këtë vendim anti-shqiptar.

BDI-së dhe Osmanit i është përgjigjur koalicioni VLEN, nga ku thonë se BDI-ja është fajtore edhe për këtë situatë si për shumë situata tjera, ndonëse përpiqet të shtiret si e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.

VLEN

“Ata futën kolona që nuk ekzistojnë askund në botë dhe lejuan që mërgimtarët tanë të trajtohen si të huaj në vendin e tyre. BDI po përpiqet të shtiret si e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, por e vërteta është e hidhur: ata vetë krijuan padrejtësinë që po e dënojnë sot’.

Për vendimin e tillë të marrë nga KSZH-ja e para që kishte reaguar ishte vet anëtarja e këtij Komisioni, Ditmire Shehu e cila kishte paralajmëruar se për këtë vendimin të KSHZ-së do të ankohet në Gjykatën Admistrative.

Pas këtij vendimi, numri i këshilltarëve do të ulet në 14 komuna, në mesin e të cilave në Zhelinë, Tearcë dhe në disa komuna tjera. Komuna më e goditur nga ky vendim është ajo e Gostivarit e cila pas zgjedhjeve të tetorit do të ketë tetë këshilltarë më pak seç ka aktualisht.

Përndryshe, vendimi për uljen e numrit të këshilltarëve u mor dje pasi pesë anëtarët maqedonas që vijnë nga partitë maqedonase, votuan ‘PËR” ndërkaq, kundër ishte vetëm Ditmire Shehu, kurse Abdush Demiri, nuk mori pjesë në votim.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING