VLEN: BDI krijon padrejtësi dhe pastaj i fajëson të tjerët

VLEN reagoi ndaj qëndrimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e akuzuar atë si partinë përgjegjëse për padrejtësitë që aktualisht po i paraqet si gabime të dikujt tjetër.
“BDI po përpiqet të shtiret si e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, por e vërteta është e hidhur: ata vetë krijuan padrejtësinë që po e dënojnë sot”, thonë nga VLEN.
Sipas VLEN-it, ligji i regjistrimit të popullsisë ishte përgatitur plotësisht, propozuar dhe votuar nga ministrat dhe deputetët e BDI-së, përfshirë Bujar Osmanin, Artan Grubin, Fatmir Besimin dhe Arber Ademi.
“Ata futën kolona që nuk ekzistojnë askund në botë dhe lejuan që emigrantët tanë të trajtohen si të huaj në vendin e tyre”, thuhet në deklaratë.
VLEN shton se në vitin 2021, kur u mbajt regjistrimi i popullsisë, VLEN nuk ekzistonte fare dhe për këtë arsye nuk mund të mbajë përgjegjësi për politikat e BDI-së.
“Nuk ka amnisti për fajin politik. Ne nuk do të lejojmë që numrat dhe dinjiteti i shqiptarëve të falsifikohen”, tha VLEN.
“Ashtu siç manipuluan regjistrimin, bënë të njëjtën gjë me punësimin – për më shumë se 10 vjet i mbajtën njerëzit me kontrata pa status të rregulluar, dhe sot fajësojnë pa turp të tjerët për gabimet e tyre”, thuhet në deklaratën e VLEN-it.