Struga nuk ndalet, mposht edhe Rabotniçkin

Struga ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi në elitë, teksa sot mundi 2:0 Rabotniçkin më ndeshjen hapëse të xhiros së 3-të në LPFMV.
Vendasit dominuan takimin që nga fillimi e deri në fund, duke mos e diksutuar për asnjë moment triumfin. Golat e fitore për Strugën u shënuan nga Kampaore dhe Maleski.
Ndërkaq në mbrëmje, nga ora 20:00, do të zhvillohet edhe dueli tjetër Vardari – Brera.
Të shtunën është paraparë një ndeshje e vetme, ajo ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa të dielën në program është dueli Shkëndija – Arsimi.
Xhiroja e tretë do të mbyllet të hënën me dy duele interesante si Bashkimi – Tikveshi dhe Pelisteri – Shkupi. /SHENJA/