(VIDEO) Censusi në zgjedhjet lokale, Osmani: Mickoski dëshiron që procesi të dështojë

Deklarata e kryeministrit që nëse procesi zgjedhor dështon si pasojë e rregullores së re të KSHZ-së, Qeveria mund të emëron administratorë qeveritarë në Komuna, ka nxitur reagimin e opozitës shqiptare. Bujar Osmani nga BDI, thotë se fakti që kryeministri thotë fjalën e fundit të parën, tregon se cila është dëshira e tij, që mos të ketë proces të rregullt zgjedhor, por që siç shton, të mund Qeveria të kapë edhe atë segment që nuk e ka kap deri tash, duan mundësisht edhe komunat t’i bëjnë me të deleguar të Qeverisë.
Bujar Osmani, BDI
“Unë mendoj që rregullat e lojës janë të definuara. Dihet cilat zgjedhje janë të suksesshme. Nëse dalin 30% e qytetarëve, të cilët janë regjistruar në listën e votimeve, procesi është i sukssesshëm. Ai që merr shumicën bëhet kryetar komune. Unë mendoj që flet nënvetëdija e kryeministrit, dëshira e tij që nëse mundet ta anuloj edhe pushtetin lokal, që të vendos njerëzit e tij. Çfarë t’i japim tjetër kryeministrit që të merr nën kontrollë”.
Kryeministri Hristijan Mickoski, një ditë më parë duke komentuar rregulloren e re të KSHZ-së, ka ngritur shqetësime se ajo mund të sjellë në dështim të zgjedhjeve lokale. Përkatësisht, mundësia që kandidatët e pavarur të mund të garojnë duke siguruar vetëm dy nënshkrime, mund të sjellë në lista të gjata zgjedhore, gjë që do të krijonte huti dhe mund të dekurajojë qytetarët për të votuar. Kështu si kujtoi se sipas Kushtetutës dhe Ligjit, nëse procesi zgjedhor nuk është i suksesshëm, Qeveria është ajo që emëron administratorë qeveritarë në Komuna.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/