(VIDEO) Mexhiti dhe Osmani premtojnë modernizim të Çairit

(VIDEO) Mexhiti dhe Osmani premtojnë modernizim të Çairit

Njëri nga Turqia e tjetri nga Meksika, dy ekspertët që kanë ardhur për të rregulluar kaosin urbanistik të Komunës së Çairit, nuk do të paguhen asnjë denarë dhe që të dy nuk kanë asnjë marrëveshje financiare, as me Izet Mexhitin dhe as me Bujar Osmanin.

Këtë e thonë dy kandidatët që garojnë për Komunën e Çairit. Izet Mexhiti, që aktualisht është zv.kryeministër po edhe kandidat për Çairin, thotë se eksperti Burim Vardar ka ardhur këtu për të ndihmuar dhe kontribuar për vendlindjen sepse siç tha Mexhiti, Shkupi është vendlindja e tij.

IZET MEXHITI, KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

Është munduar ta ruaj origjinën e vet që vjen nga këto troje, pra është shkupjan dhe është i realizuar, ka pasur pozita shumë të rëndësishme. Këtu nuk vjen për angazhim për të përfitu financiarisht, e bën për të kontribuar me dijen dhe përvojën e vet që ka, për vendlindjen e vet, për Shkupin e vet”.

Edhe eksperti Meksikan me të cilin Osmani tha se po punon tashmë një muaj për Çairin, nuk do të përfitojë të mira materiale. Osmani deklaroi se me Michel Rojkind njihet nga më heret dhe ka raporte miqësore shumë të afërta me të.

BUJAR OSMANI, KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

Jemi miqësu gjatë aktiviteteve të mia nëpër botë, falë kontakteve të mia nëpër botë dhe ka pranuar që të ndihmojë. Ashtu që në këtë fazë për krijimin e planit dhe vizionit për Rilindjen urbane të Çairit, për Çairin e ri, ai dëshiron me vullnet ta ndihmon”.

Sot të dy kandidatët për Çairin realizuan aktivitete në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Osmani nga njëra anë paralamëroi një set masash për përmirësimin e gjendjes së Çairit po edhe tha se me ardhjen e tij në krye të Komunës, Çairi do të përfitojë miliona euro nga fondet e BE-së. Ndërkaq, Izet Mexhiti, paralajmëroi hapjen e 60 vendparkimeve të reja dhe tha se të njejtat do të jenë në funksion brenda 10 ditësh. Jo vetëm këtë, Mexhiti foli edhe për parkingjet e tjera të reja si ai në Sheshin Skenderbeu për të rritur sa më shumë numrin e turistëve në Çarshi.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING