(VIDEO) Amar Mecinoviq kandidat i Levicës për kryetar të qytetit të Shkupit

(VIDEO) Amar Mecinoviq kandidat i Levicës për kryetar të qytetit të Shkupit

Amar Mecinoviq, deputet i përbërjes aktuale nga Levica do të jetë kandidat për Qytetin e Shkupit nga partia e Apasievit. Pasi e bëri publike kandidaturën, Mecinoviq tha se transporti publik, lufta kundër ndotjes dhe plani i ri urbanistik për Shkupin do të jenë prioritetet e para me të cilat do të merret nëse e fiton garën.

Ai tha se qëllimi i Levicës është t’i fitojë votuesit e revoltuar nga LSDM-ja dhe VMRO-ja.

AMAR MECINOVIQ, KANDIDAT PËR QYTETIN E SHKUPIT

Transporti publik do të jetë prioriteti jonë kryesorë, na duhen autobusë të rinj dhe gjetja e një mënyre të re të transportit publik. Gjithashtu pastërtia publike, lufta kundër ndotjes, dhe miratimi i një Plani të ri të Përgjithshëm Urbanistik për qytetin do të jenë prioritetet e mia.Ne kemi luftuar për të gjitha këto si grup kur kemi qenë këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit. “LEVICA” dëshiron t’’i bashkojë në një vend të gjithë ata që janë kundër VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së”.

Mecinoviq është zyrtarizimi i fundit, para tij, garës për kryeqytetin i janë futur, Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE, Kaja Shukova nga LSDM, Skender Rexhepi – Zejdi nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Bashkim Bakiu nga Koalicioni VLEN.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING