(VIDEO) Mashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga Tetova pagoi 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane

(VIDEO) Mashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga Tetova pagoi 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane

Edhe sot është regjistruar një tjetër rast, ku qytetarët bien pre e skemave të rreme për përfitime financiare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan që një banore e moshuar e Tetovës ka raportuar se ishte viktimë e një mashtrimi telefonik në lidhje me një aksident të pretenduar të vajzës së saj. Bëhet fjalë për një 79-vjeçare banore e Tetovës, e cila sipas raportit të policisë, ishte mashtruar me 16,000 euro dhe 10,700 franga zvicerane, me pretekst që duheshin urgjentisht për të kryer një operacion.

Ministria e Punëve të Brendshme

Personi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si mjek dhe i tha se vajza e saj kishte shkaktuar aksident rrugor, në të cilin pësoi lëndime të rënda dhe se duhet të paguante për ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale. Siç raportohet, ajo ia hodhi paratë një personi nga ballkon, dhe më vonë zbuloi se ishte mashtruar”.

Ndërkaq ky nuk është rasti i vetëm, ku jo më larg se dje, një grua 83-vjeçare nga Tetova raportoi tek forcat policore se ishte mashtruar me 2,000 euro, nga ku tha se kishte marrë një telefonatë nga një person i panjohur, i cili e informoi se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte vdekur një i mitur. Tutje personi i tha se nëse nuk donte që vajza e saj të përfundonte në burg, duhet të sillte para në Shkup. Gruaja e besoi dhe ia dorëzoi shumën në një vend të rënë dakord. Më vonë, kur foli me dhëndrin e saj, e kuptoi se bëhej fjalë për një mashtrim. Lidhur me mashtrimet e shpeshta telefonike në lidhje me aksidentet e dyshuara rrugore, Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se shënjestra janë qytetarët e moshuar. Ai paralajmëroi për kujdes më të madh dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste në polici.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING