(VIDEO) Ademi: Qeveria vendos në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve lokale!?

(VIDEO) Ademi: Qeveria vendos në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve lokale!?

Ulja e numrit të këshilltarëve është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve, vlerësojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nënkryetari, Arbër Ademi ka deklaruar se ky vendim rrezikon përfaqësimin e drejtë nëpër komuna.Sipas Ademit, Qeveria tenton uljen artificiale të shqiptarëve.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Qeveria ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vetëm e vetëm që mos t’i trajtoj shqiptarët në 29.5 përqind, ashtu siç dolën në regjistrimin e popullsisë, por tenton t’i paraqes artificialisht në mënyrë të padrejtë, 24.3 përqind. BDI kërkon respektim të plotë të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.   

Ademi potencoi se me këtë vendim, Qeveria siç ai thotë pa legjitimitet etnik, tenton tëvë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e zgjedhjeve lokale që pritet zhvillohen me 19 tetor.

ARBËR ADEMI – NËNKRYETAR I BDI-SË

Kjo Qeveri, nuk i pranon këto rezultate dhe shkel Kushtetutën dhe nenin 34 të ligjit për vetëqeverisje lokale. Cila është arsyeja, pse të krijohen tensinone, pse të vihet në pikpyetje edhe legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve lokale, kujt po i shërben kjo Qeveri? Interesit të qytetarëve jo…

Përndryshe, me vendimin e Qeverisë të marrë në shtator 2024 parashihet ulja e këshilltarëve komunal në 14 komuna gjithsej. Komuna më e prekur nga ky vendim është Komuna e Gostivarit të cilës i reduktohen tetë këshilltarë, gjithashtu, ulje të numrit të këshilltarëve parashihet të ketë edhe në Kumanovë, Tearcë, Zhelinë, Kriva Pallankë, Novo sellë dhe të tjera. Ndërkaq, përveç uljes, në disa komuna si ajo e Karposhit, Kisella Vodës dhe e Studeniçanit parashihet rritja e numrit të këshilltarëve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING