Dhunoi të miturën nga Maqedonia, Policia e arreston të dyshuarin në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit të një të miture.
Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë, në ora 01:25.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën femër shtetase e Maqedonisë (e mitur)”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.