Përfundoi me sukses Shkolla Verore 2025 e organizuar nga Sh.Q. “AKSI” në Karshiakë

Shoqata Qytetare “AKSI” ka përmbyllur me sukses Shkollën Verore 2025 për fëmijët, e cila ka zgjatur 4 javë, ndërkaq është realizuar në ambientet e shoqatës në zonën e Karshiakës.
Nga SH.Q. “AKSI” thonë që gjatë këtyre javëve, fëmijët ishin pjesë aktive e një varg aktivitetesh, ku kishin mundësi të përfitojnë nga ligjëratat fetare, artin figurativ, aktivitetet sportive dhe argëtuese etj.
Kumtesa e plotë e SH.Q. “AKSI” vijon më poshtë:
🎉 Përmbyllja e Shkollës Verore 2025 tek Shoqata Qytetare AKSİ 🎉
Sot, më 13 gusht 2025, përmbyllëm me sukses një muaj plot dije, kreativitet dhe argëtim në Shkollën Verore tonë.
Gjatë këtyre javëve, fëmijët tanë patën mundësinë të mësojnë e të përfitojnë nga ligjërata mbi fenë dhe moralin, të zhvillojnë shkathtësitë në artin figurativ, të mësojnë rëndësinë e higjienës personale dhe të ambientit, si dhe të marrin pjesë në sport dhe aktivitete argëtuese. 🏃♂️🎨📚
Ky muaj ishte më shumë se një shkollë, ishte një udhëtim i përbashkët për të ndërtuar te brezat e rinj vlera të shëndosha, edukatë, kreativitet dhe dashuri për dijen.
Faleminderit nga zemra të gjithë prindërve për besimin, fëmijëve për pjesëmarrjen aktive dhe stafit e vullnetarëve që me përkushtim e zemër të madhe e bënë këtë të mundur. 💙
🌟 Bashkë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë! 🌟
#ShoqataAKSİ #ShkollaVerore2025 #Edukate #Moral #Sport #Argetim