OKH Merhamet & Vizioni-M: Përfundon me sukses java e dytë e Shkollës Verore në Shkup

OKH Merhamet & Vizioni-M, kanë përmbyllur me sukses javën e dytë të “Shkolla Verore 2025” që po mbahet gjatë kësaj periudhe në Shkup.
Në lidhje me këtë nga shoqatat përkatëse, është treguar vullnet dhe përkushtim i jashtëzakonshëm nga nxënësit.
Komunikata e plotë vijon më poshtë:
Në përmbyllje të javës së dytë të shkollës verore, shprehim kënaqësinë për arritjet dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe. Nxënësit kanë demonstruar vullnet dhe angazhim të jashtëzakonshëm në çdo aktivitet, duke përvetësuar njohuri të reja dhe duke forcuar aftësitë e tyre.
Falënderojmë të gjithë ligjëruesit për udhëheqjen profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe nxënësit për energjinë dhe disiplinën e treguar.
Me këtë sukses të arritur, jemi të motivuar të vazhdojmë me po të njëjtin entuziazëm drejt përvojave të reja dhe të vlefshme.