Kasami e Mexhiti në Bërvenicë, Huseini: Po i numërojmë ditët deri te fitorja

Kasami e Mexhiti në Bërvenicë, Huseini: Po i numërojmë ditët deri te fitorja

Një javë para zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, shtabi i Jakup Huseinit në Çellopek ka mirëpritur dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin. Gjatë mbrëmjes, ata zhvilluan takime dhe bashkëbiseduan me banorët e zonës.
Huseini ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se organizimi po vazhdon me synimin për të fituar drejtimin e Komunës së Bërvenicës.
“Sonte na nderuan me prezencën e tyre në shtabin tonë në Çellopek dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Më pas, vazhduam mbrëmjen me kafe e bashkëbisedim me banorët, të cilët po na japin mbështetje të fuqishme në këtë rrugëtim.
Edhe 1 javë deri te 18 tetori! Me këtë përkrahje dhe këtë energji, po i numërojmë ditët deri te fitorja.
Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini.

MARKETING