Bajram Rexhepi në bashkëbisedim me banorët e lagjes së vjetër Gam-Gam të Tetovës

Kandidati i Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte ka qëndruar në lagjen e vjetër të Tetovës, lagjja Gam-Gam, ku në bashkëbisedim me banorët u diskutua mbi problemet reale me të cilat po ballafaqohen tetovarët gjatë këtyre viteve.
Premtimi i Bajramit në këto zgjedhje është se ata po realizojnë një program konkret dhe të realizueshëm për Tetovën e Re.
Postimi i plotë i kandidatit për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja AKI, Bajram Rexhepi:
Në kasabanë e vjetër të Tetovës, në lagjen Gam-Gam, sonte takuam banorët për të bashkëbiseduar rreth problemeve dhe nevojave të tyre, që do t’i bëjmë pjesë të zgjidhjeve në programin tonë zhvillimor #PërTetovënERe.
Kjo lagje ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e veprimtarisë qytetare, me figura të shquara si Dr. Xhafer Sulejmani, mjeku i parë i diplomuar dhe kryebashkiaku i parë shqiptar i Tetovës, e deri te zejtarët që kanë qenë zemra dhe shtylla artizanale e Tetovës.
Diskutuam për sfidat e përditshme, si: infrastruktura, investimet në parkun e Xhamisë së Larme dhe zgjidhjet për kaosin në komunikacion.
#Bashkë me qytetarët dhe për qytetarët, po ndërtojmë një program konkret dhe të realizueshëm #PërTetovënERe ✅