Lindja e një gjeniu para një shekulli: çdo politikan ballkanas, mjeran para tij!

Lindja e një gjeniu para një shekulli: çdo politikan ballkanas, mjeran para tij!

Fjalët e të birit për të atin Alija Izetbegoviç: Çdo komb ka nevojë për njerëz si ai!

Lideri më i kulturuar ballkanas, një mendje e vyer para së cilës çdo tjetër si ai në rajon ngjan me një mjeran, do mbushte 100 vjeç nëse do vijonte jetën. Është fjala për presidentin e parë boshnjak Alija Izetbegoviç, i cili u përball me një luftë mizore, si dhe me një skotë të ndyrë politikanësh, të cilët i sfidonte në çdo plan, në inteligjencë e moral.

Ai lindi më 8 gusht 1925, duke patur një jetë të trezuar prej kredove të tij të lartë e fisnike, të cilat përshkoheshin dhe nga shkëlqimi i mendimit islam. Ai vuajti burgjet jugosllave në rini, ndërkohë që ka lënë pas një literaturë për t’u patur zili, jo aq nga sasia se sa nga cilësia.

Kryevepra e tij “Islami mes Lindjes e Perëndimit” është një sfidë për çdo të mendje që i thotë vetes intelektuale. Kush e lexon dhe nuk shkundet prej saj, mendja e tij konsiderohet e vdekur.

Në 100-vjetorin e lindjes, i biri i tij, një politikan si i ati por jo intelektual si ai, Bakir Izetbegoviç, tha se “çdo vend dhe çdo komb ka nevojë për njerëz si i ndjeri Alija – të aftë, të përkushtuar dhe me qëllime të larta”.

Ishte pakrahasueshëm më e vështirë të drejtohej vendi në kohën e tij. Krizat politike të sotme që po kalojmë nuk mund të krahasohen me kohën e agresionit, kampeve të përqendrimit, spastrimit etnik.

Kur flasim për jetën private të babait tim, ajo që do të theksoja është se ai ishte vërtet një baba i mirë, i durueshëm dhe vetëmohues. Ai nuk mallkonte, nuk qortonte, nuk ndëshkonte dhe heshtja e tij ishte më e vështirë për mua sesa kundërshtimet e tij, nëse bëja diçka të gabuar në rininë dhe fëmijërinë time.

Alija i donte dhe i respektonte njerëzit. Ndoshta më shumë sesa e meritojnë. Ai më tha se kishte takuar disa nga personazhet më të ashpër në burg, njerëz të denjë për respekt. Nuk ishin vetëm politikanë, kishte edhe priftërinj, njerëz që i rezistuan banditëve dhe shkuan përtej limitit në atë rezistencë. Ai shijonte gjëra të vogla, udhëtime, evente familjare.

E vërteta për kohën e simbolizuar nga emri i Alija Izetbegoviç është e thjeshtë dhe e padiskutueshme. Gjatë asaj kohe, boshnjakët e drejtuan kurrizin, fituan barazinë, u kthyen në fenë e tyre dhe riafirmuan identitetin e tyre. Bosnja dhe Hercegovina fitoi pavarësinë e saj, në rrethana të pamundura u formua një ushtri, u organizua dhe u armatos, u krijua një rrjet diplomatik dhe institucione shtetërore. Bosnja dhe Hercegovina, boshnjakët, boshnjakët u bënë një faktor i lirë dhe i barabartë, bota mësoi për ta dhe rezistencën e tyre”, tha i biri ndër të tjera. /tesheshi.com/

MARKETING