Bujar Osmani në takim me Forumin e Gruas të Këshillave Vendor: “Teli” & “Luan Haradinaj”

Kandidati për kryetar komune i Aleancës Kombëtare për Integrim, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, gjatë këtyre ditëve ka intensifikuar takimet e tij në terren, ku mes tjerash Osmani ka zhvilluar bashkëbisedime me anëtaret e dy këshillave vendore nga Forumi i Gruas: “Teli” dhe “Luan Haradinaj”.
Në lidhje me këto takime me aktivistet e Forumit të Gruas, kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shkruar: “Sot pata një takim me gratë e Këshillit Vendor “Luan Haradinaj”.
Është një mobilizim i pashembullt i grave të shqetësuara për të ardhmen e fëmijëve të tyre, në një vend të izoluar nga BE, që po shkon në drejtim të gabuar me urrejtje etnike dhe margjinalizim, dhe me një komunë që ua ze frymën. Ndryshimi po vjen!”, ka theksuar ai.
Në saje të këtyre takimeve intenzive, Osmani gjithashtu është shprehur se: “Nëna, gruaja, motra në Çair është zgjuar. Këto zgjedhje nuk janë thjesht politike janë personale. Sepse ato e ndjejnë më thellë se kushdo tjetër se nëse kjo politikë në Çair vazhdon siç është, nuk ka të ardhme për fëmijët dhe familjet e tyre”.