Sali Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Sali Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Në lidhje me thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që ndodhën ditë më parë në Kumanovë, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë. Sipas Berishës, këto thirrje raciste rrjedhin nga një nacionalizëm primitiv kundër etnisë shqiptare.

Postimi i plotë i kryetarit të PD-së, Sali Berisha në vijim:

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.

MARKETING