Federata Shqiptare e Basketbollit reagon ndaj thirrjeve raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë

Federata Shqiptare e Basketbollit reagon ndaj thirrjeve raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë

Reagimet ndaj thirrjeve raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë që ndodhën ditë më parë në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, kanë marr jehonë edhe nga institucionet e sportit. Një reagim i tillë, ka ardhur edhe nga Federata Shqiptare e Basketbollit, të cilët theksojnë se kanë dërguar letër denoncuese në FIBA WORLD, duke vlerësuar se duhet të merren masa ndaj çdo veprimi që bien ndesh me frymën e barazisë në sport.

Deklarata e plotë e FSHB-së në vijim:

Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes së ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ka ndërmarrë hapa zyrtarë për ta adresuar këtë çështje.

FSHB ka dërguar një letër zyrtare pranë FIBA World, duke denoncuar ngjarjen dhe kërkuar që të merren masa të qarta ndaj çdo veprimi që bie ndesh me frymën e barazisë dhe respektit që promovon sporti.

Federata thekson se basketbolli duhet të jetë një hapësirë për bashkëpunim, respekt dhe përfaqësim dinjitoz, larg gjuhës së urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi.

MARKETING