Mexhiti: Edhe 1.5 milionë euro për Çairin, për të rinjtë e Çairit, për sportin, për jetën aktive!

Mexhiti: Edhe 1.5 milionë euro për Çairin, për të rinjtë e Çairit, për sportin, për jetën aktive!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar së kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Sallës Partizan.
“Sot isha aty, bashkë me Bekimin, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet.
Ky investim prej 1.5 milionë eurosh do ta transformojë plotësisht këtë hapësirë sportive, duke e kthyer në një qendër moderne dhe funksionale, të denjë për sportistët tanë dhe për gjeneratat e reja.
Salla Partizan, dikur simbol i sportit në Çair, po merr frymë sërish. Do të ketë çdo kusht që i duhet një hapësire sportive të kohës: për stërvitje, për gara, për rritjen e talenteve të rinj.
Për vetëm disa muaj, kjo sallë do t’i hapë sërish dyert për komunitetin, më e fortë, më e bukur dhe më profesinale se kurrë më parë. Ky është Çairi që duam! Çairi i të rinjve, i sportit, i mundësive”, ka deklaruar Mexhiti.

MARKETING