Mickoski: Kemi 16 linja të reja ajrore, numri i turistëve të huaj është rritur për më shumë se 20 përqind

“Jam absolutisht i kënaqur. Kemi 16 destinacione të reja. Buxheti për subvencionim është rritur në 250-260 milionë denarë këtë vit, dhe i njëjtë do të jetë edhe vitin tjetër”, theksoi Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me fluturimet e subvencionuara.
Kryeministri Mickoski theksoi se rezultatet janë të dukshme edhe në sektorin e turizmit, sepse siç theksoi ai, numri i turistëve të huaj në vend është rritur për më shumë se 20 përqind në 5 muajt e parë të vitit.
“Në fakt, rezultatet janë të dukshme edhe në sektorin e turizmit, kemi një rritje prej më shumë se 20 përqind të numrit të turistëve të huaj në 5 muajt e parë të vitit. Dhe këto janë subvencione për mbërritjet, praktikisht për ato fluturime, jo për largimet, dhe në atë drejtim do të vazhdojmë edhe në periudhën që vjen”, theksoi Mickoski.