Trump: Brenda 2-3 muajve do të ndodhë takimi Zelensky–Putin

Trump: Brenda 2-3 muajve do të ndodhë takimi Zelensky–Putin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, udhëtoi sot drejt Skocisë, ku pritet të vizitojë fushat e tij të golfit dhe të zhvillojë një takim me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Para nisjes, Trump komentoi mbi luftën në Ukrainë, duke përmendur një afat kohor specifik – ndonëse të pakonfirmuar – për një samit të mundshëm paqeje.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e një takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, në të cilin ai mund të marrë pjesë, Trump u shpreh me bindje: “Do të ndodhë, dhe brenda dy ose tre muajsh.”

Kjo deklaratë vjen ndërkohë që administrata e tij po fokusohet në një zgjidhje diplomatike për konfliktin, pas paralajmërimeve të fundit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda afatit të caktuar, sipas mediave amerikane.

Së fundmi, Trump ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj qyteteve ukrainase.

MARKETING